Në 24 orët e fundit në Kovid Qendrat janë pranuar 28 persona

Gjatë 24 orëve të fundit në Kovid Qendrat në Shkup janë hospitalizuar 28 pacientë të rinj, për shkak të komplikimeve nga koronavirusi. Gjithsejtë 355 persona të dyshuar dhe të konfirmuar me Kovid-19 po kurohen në Repartet infektive në kryeqendër. Në 24 orët e fundit në Klinikat Interne janë pranuar 12 persona. Në Kovid Qendrën “8 Shtatori” ka pasur katër pranime të reja ndërsa 12 të tjerë janë pranuar në Klinikën Infektive. Në Kozle nuk kishte pacientë të ri të pranuar. Ndërsa në 24 orët e fundit në shtëpi janë liruar 18 pacientë të shëruar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *