Në repartet infektive në vend, mjekohen 917 pacientë me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në repartet infektivenë vend po kurohen 917 pacientë të prekur nga Covid-19 dhe ka afro 290 shtretër të lirë në Qendrat Kovid.

Gjatë 24 orëve të fundit në Kovid-Qendrat në Shkup janë hospitalizuar 28 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve nga coronavirusi. Gjithsej 350 persona të dyshuar dhe të konfirmuar me Kovid-19, po kurohen në repartet infektive në kryeqendër.

Gjatë 24 orëve të fundit, në klinikat interne ka pasur 8 pranime. Në Kovid Qendrën “8 Shtatori” ka pasur 13 pranime të pacientëve dhe 19 të tjerë janë pranuar në Klinikën Infektive, gjatë ditës së djeshme. Në Kozle janë pranuar 5 pacientë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *