Në Tetovë forcat speciale arrestuan një person që i ka ikur policisë për 12 vjet

Forcat e policisë pasditen e sotme në qendër të Tetovës arrestuan një të dënuar i cili është kërkuar me fletarrest ndërkombëtar që nga viti 2008

Më datën 14.12.2020 në ora 14:50 minuta, nënpunës policorë të Sektorit për Bashkëpunim Policor Ndërkombëtar- Seksioni për Ndjekje me asistencë të Njësitit për Detyra Speciale në rr. “Strasho Pinxhur” pa numër e arrestuan G.E. (43) nga Tetova i cili kërkohet me flearrest ndërkombëtar që nga viti 2008 nga Gjykata Themelore e Tetovës, për të vuajtur dënim prej 6 vjet e 5 muaj burg në lidhje me nenin 123 paragrafi 1 të Kodit Penal të RMV, ndërsa kërkohet që nga 2008″, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *