Nëna nga Podujeva sulmon fizikisht fëmiun e saj, e bën për spital

Një nënë nga Podujeva ka sulmuar fizikisht fëmiun e saj, duke e bërë për spital.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh.

Sipas policisë, viktima është dërguar fillimisht në emergjencën e Podujevës, e më pas në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.

“Podujevë, 10.03.2021 – 11:30. Raportohet se e dyshuara femër kosovare ka sulmuar fizikisht fëmiun e saj viktimën kosovar. Viktima nga babai është dërguar  fillimisht në emergjencën e Podujevës, e me pas në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Express /

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *