“Nëse gabimi më i madh i imi do të jetë se jam bërë shkas që Vjosa të jetë presidente, atëherë do të jetoj me një gabim të tillë”

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka folur sonte rreth vendimit që kryesia e partisë së tij, mori për qëndrimin në sallë kur të votohet presidente Vjosa Osmani.

I pyetur nga kryeredakroti i Gazetës Insajderi, Vehbi Kajtazi, se a është ai i sigurt se këtij vendi po ja ofrojnë një presidente të cilën e meriton, Abdixhiku ka thënë se nëse është gabim, atëherë do të jetojë me atë gabim.

“Nëse gabimi më i madh i imi do të jetë se jam bërë shkas që Vjosa të jetë presidente, atëherë do të jetoj me një gabim të tillë. Dëmi do të jetë i të gjithëve por përgjegjësinë e kam. unë vetë kam hap rrugë për zgjedhjen, por nuk e zgjedhi unë. Si kam 61 deputet. Unë nuk e parandaloj zgjedhjen e presidentit, nuk e ndaloj zërin e qytetarëve”, ka thënë Abdixhiku në TvDukagjini./ Insajderi.org

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *