Nipi i bën thirrje dajës: Ali Ahmeti, mos digj jorganin për një plesht

“Ali Ahmeti, reflekto dhe mos digj jorganin për një plesht. Abaz, ruaj tufën se pa ugiqin (dashin) ka kohë që ke mbetur”

Me këto porosi për kreun e BDI-së, Fatmir Limani, nip i Ali Ahmetit ka shpallur kandidaturën për Komunën e Kërçovës si i kandidat i pavarur, në shenjë revolte për pakënaqësitë e tij, ndaj zhvillimeve në BDI. Ai tha se ka dhënë dorëheqje edhe nga pozitat e tij në Elem dhe nuk do të mbajë asnjë post. Në deklaratën ekskluzive për Alsat, Limani deklaroi se arsyet pse do të kandidohet si i pavarur janë për shkak të dështimeve të BDI-së në përgjithësi dhe në veçanti  të kryetarit aktual të komunë së Kërçovës. Ai akuzoi pushtetin aktual se ka dështuar në arsim, në investimet ekonomike dhe në ekologji. Gjëra të cilat kanë shkaktuar largimin e rinisë nga qyteti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *