Nis sot vaksinimi i mësuesve në të gjithë Shqipërinë


Pas mbërritjes së më shumë se 38 mijë vaksinave në Shqipëri nga kompania AstraZeneca, ditën e sotme pritet që të nisi vaksinimi i të gjithë mësuesve. Kujtojmë se vaksinimi për mësuesit nisi me një grup të vogël të cilët morën dozën e parë në fundjavë.

Me këtë rast kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i bëri thirrje edhe mjekëve të Kosovës të vijnë për të marrë vaksinën në Kukës në pamundësi, sikurse e parashikon kontrata e blerjes për të dërguar një sasi në Kosovë.

Ndërkohë kompania AstraZeneca po përballet me bllokime të shumta nga vendet e BE-së por jo vetëm, për shkak të disa rasteve të mpiksje së gjakut tek të vaksinuarit.

Nga ana e saj, kompania AstraZeneca njoftoi nëpërmjet një deklarate se nuk ka asnjë problem me vaksinën e saj për sa i takon rasteve të njoftuara për emboli dhe trombozë. Këtë e konfirmojnë edhe një sërë agjencish të shteteve evropiane si Aifa në Itali. Por Holanda vendosi ndërprerjen e procesit me të deri më 28 mars.

Ndërkohë edhe kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me sigurinë e vaksinës AstraZeneca duke thënë se dozat në Shqipëri kanë ardhur nga Suedia dhe nuk i përkasin loteve që disa vende kanë bllokuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *