Nis takimi i Kurtit dhe Osmanit me Abdixhikun

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abidxhiku i shoqëruar nga Kujtim Shala, ka arritur në ambientet e Kuvendit ku tashmë ka nisur takimin me u.d e presidentes Vjosa Osmani dhe kryetarin e LVV-së, Albin Kurti.

Në këtë takim do të diskutohet për formimin e institucioneve, dhe ky është takimi i fundit në kuadër të raundit të takimeve me partitë politike që kanë pasur Osmani e Kurti.
Ndryshe, nga e hëna Osmani dhe Kurti janë konsultuar me përfaqësues të partive politike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *