Njihuni me 59-vjeçarin i cili agjeron gjysmën e vitit

Haqif Agaj nga fshati Hogosht i Kamenicës ditën e parë të Ramazanit nuk e pati të vështirë ta agjërojë, dhe ka një arsye të fortë për këtë.
Ai thotë se Ramazani është vetëm njëri nga gjashtë muajt që agjëron gjatë vitit.
Agaj beson se kjo që bënë i është kthyer për të mirë në këtë botë. Sa i përket shëndetit nuk përballet me ndonjë sfidë.

Ai tregon se fillimisht kishte filluar me një muaj në vit agjërim, pastaj me tre ndërsa ka vite që ai agjëron nga gjashtë muaj.
“59 vjet po i bëj asnjëherë nuk kam qenë te mjeku dhe nuk përdori barna”.
“Deri sa të ha buk i pi 2 litra ujë, dhe 1 bukë e gjysmë nuk kam dëshirë me ma prek as kush”, ka thënë ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *