NP “Parkingu” Tetovë me kërkesë deri tek banorët, do të rregullohen edhe dy lokacione për parking

NJOFTIM
“Të dashur qytetarë,

Ju njoftojmë se nesër me datë 05.10.2022 (e mërkurë) nga ora 07:00 do të fillojë pastrimi dhe rregullimi i parkingut përballë SH.F “Lirija”. Luten qytetarët të mos i parkojnë automjetet gjatë kohës që po punohet në terren, në të kundërtën do të largohen nga shërbimi merimangë.

Gjithashtu, me datë 06.10.2022 (e enjte) do të rregullohet dhe pastrohet parkingu prapa Restorant “Bokata”. Luten qytetarët të mos i parkojnë automjetet gjatë punimeve, në të kundërtën do të largohen nga shërbimi merimangë.

Po punojmë për të patur rregull gjatë parkimit në qytet dhe siguri më të madhe për të gjithë.
Faleminderit për mirëkuptimin!

Me respekt,
NP “Parkingu i qytetit” Tetovë”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *