“Nuk më vlerësojnë se jam gabel”, shpërthen Mandi Nishtulla

Këngëtari, Mandi Nishtulla në një intervistë është shprehur se në Shqipëri nuk vlerësohet sepse është “gabel”.

Ai ka thënë se nuk ka marr asnjë lekë nga super hiti “Të ka lali shpirt”.

“587 milionë klikime të përkthyera në lekë? Nuk kam marr asnjë kokërr leku fare. Kënga ishte ide e imja. Kur udhëton me aeroplan e shikon gjithë hartë, vetëm kur është det nuk shikon. Kur vjen harta, njeriu bëhet kurioz dhe shikon tek xhami, shiko gjithë këtë dashuri, gjithë këtë mirësi, kush e ka krijuar këtë dhe më lindi ideja “Të ka lali shpirt, të ka lali xhan, të ka lali zemër, o sa shumë të du” dhe e shkrova” , u shprehë Mandi për “Explus”.

Ai tha se me këngëtaren Silva Gunbardhi nuk komunikon më.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *