Operacioni ndërkombëtar i drogës “TIBUS”, arrestohet në Vlorë 30-vjeçari i shpallur në kërkim

Vijon operacioni ndërkombëtar antidrogë i koduar “TIBUS”. Policia njofton se mëngjesin e sotëm është vënë në pranga një tjetër person, duke e çuar në 6 numrin e të arrestuarve.

Në vijim të operacionit “TIBUS”, në Vlorë, është kapur nga FAST Albania, FNSH, strukturat e DVP Vlorë dhe Interpol Tirana, një shtetas tjetër, i cili u arrestua me qëllim ekstradimi drejt Italisë, konkretisht:  A. V., 30 vjeç, banues në Vlorë, Shqipëri.

Arrestimi i tij u bë pasi edhe ky shtetas, ashtu si 5 shtetasit e tjerë të arrestuar mëngjesin e djeshëm, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi Gjykata e Romës, Itali, ka lëshuar urdhër-arrestin për kryerjen e veprës penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikun e narkotikëve”. 

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *