Ora policore, Komisioni pas dy javësh do të vendosë për masa të reja shtesë

Komisioni i Sëmundjeve Ngjitësengjitëse propozon vendosjen e orës policore nga ora 22.00 deri në orën 5.00 të mëngjesit. Gjatë ditës së nesërme pritet që propozimi të miratohet nga Qeveria me qëllim që nga e mërkura vendimi të hyjë në fuqi. Për momentin ora policore është paraparë të zgjasë dy javë. Nëse edhe pas dy jave nuk do ketë rënie të numrit të të infektuarve, Komisioni për sëmundje ngjitëse do të vendosë për masa të reja restriktive. Ministri i Shëndetësisë deklaroi se megjithëse numri është në rritje, epidemiologët nuk konsiderojnë se është valë e njëjte, agresive si ajo e nëntorit. Ai shton se kjo masë vjen edhe si pasojë e grupimeve të qytetarëve edhe pas orës 21:00.

“Numri më i lartë është në Shkup, Kavadar dhe Negotinë, Prilep dhe Ohër. Në Kavadar reparti Infektiv është tërësisht i mbushur poashtu dhe repartet shtesë me çka filloi të punojë dhe spitali modular. Situate e njejtë është edhe në Prilep. Në Shkup çdo ditë rritet numri i atyre që kërkojnë të hospitalizohen, për këtë arsye në funksion u kthye Spitali modular afër Klinikës Infektive dhe tani po përgatiten të gjitha Klinikat interne si në nëntor”- Tha Filipçe

Ndërkohë autoritetet shëndetësore po shqyrtojnë detajet e vaksinimit me vaksinën ruse Sputnik e cila dje arriti në vend.

“Me siguri do të jenë personat e moshuar të parët, tani ka dhe një mendim që të fillohet me Shtëpitë e pleqve – personat që qëndrojnë aty, apo me një pjesë të kuadrit, sot do ta dimë atë”- tha Venko Filipçe, Ministër I Shëndetësisë/

Numri I të prekurve nga Koronavirusi tanimë një muaj e gjysmë po shkon në rritje. Për 40 ditë numri mesatar ditor I të prekurve është rritur për 2,5 herë.

Vjollca Aliti          

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *