Osmani: S’do të lëmë gurë pa lëvizur që drejtësia të vijë në vend për viktimat e shkaktuara nga shteti serb

Kandidatja për presidente, Vjosa Osmani, ka bërë homazhe tek memoriali i familjes Bogujevci dhe Duriqi në Duriq të Podujevës.

Ajo ka theksuar se sot në përvjetorin e kësaj masakre është një ditë e madhe e pikëllimit për të gjithë Kosovën.

“Sot është ditë e madhe e pikëllimit për të gjithë Kosovën, ne ndajmë dhimbjen me familjen Bogujevci dhe Duriqi. Ajo çfarë ka ndodhur këtu në Podujevë, krimet mizore që i ka kryer Serbia në çdo cep të Kosovës, akoma janë dëshmi e gjallë se qëllimi i Serbisë ishte shfarosja e popullit tonë, nuk ka dëshmi më të fuqishme për ne këtu brenda dhe për të gjithë ata jashtë, ato çfarë kanë ndodhur ndaj popullit tonë”.

Osmani ka thënë se nuk do të ndalen asnjëherë për kërkimin e drejtësisë.” Nuk do të rreshtim kurrë së kërkuari drejtësi, ne do të jemi zëri i juaj, zëri për secilin prind që ka humbur fëmijën e vet që ne sot ta gëzojmë lirinë, ne do të jemi zëri i secilit familjar që është dashur ta përjetojnë ferrin së bashku. Nuk do të lëmë gurë pa lëvizur që drejtësia të vijë në vend, për të gjitha viktimat që ka shkaktuar shteti serb”, ka thënë Osmani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *