Padi për dy persona nga Shqipëria, kryen vjedhje të rëndë në Vrapçisht

Foto ilustrim

Sektori për Punë të Brendshme Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar dje (23-mars) deri në Prokurorinë Themelore Publike-Gostivar, ka ngritur padi penale kundër personave B.D. (20) dhe 22-vjeçarit K.D nga Republika e Shqipërisë, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer vepër penale “vjedhje të rëndë” e dënueshme sipas nenit 236 të Kodit Penal.

Dy shtetasit shqiptarë dyshohet se kanë kryer dy vjedhje të rënda në shtëpi në rajonin e gjerë të Vrapçishtit në shkurt dhe mars të këtij viti, kështu që kanë marrë një numër të madhë të gjësendeve të ndryshme. Të njëjtit dje (23-mars) pasdite janë dërguar para gjykatësit në procedurë paraprake në gjykatën themelore Gostivar, i cili  ka urdhëruar   masën paraburgim dhe rreth orës 22:30  të njëjtit janë dërguar në Institucionin Ndëshkues Korektues penal ,,Shkupi“ në Shkup, ndërsa gjësendet e vjedhura janë konfiskuar dhe iu kthyen pronarëve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *