Palmer: Mirë që prioritetet e Kurtit janë luftimi i korrupsionit dhe qeverisja e mirë, por bota pret edhe dialogun me Serbinë

Ndihmës Sekretari Amerikan të Shtetit, Matthew Palmer në një intervistë për RTV Dukagjinin ka folur edhe për raportet me Kurtin.

Palmer thotë se është i gatshëm të punojë me Kurtin në Interes të dyja vendeve.

“Kemi pasur marrëdhënie të mira me Kurtin sa ishte kryeministër më parë. Njihem me Kurtin për vite të tëra. Sigurisht se mendoj që ai i vë interesat në të mirë të Kosovës dhe mbi të gjitha mirëpres mundësinë që të punojë më te dhe qeverinë e tij për prioritetet tona të përbashkëta”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Palmer thotë se është shumë mirë që prioritetet e Kurtit janë luftimi i korrupsionit dhe qeverisja e mirë, por thotë se bota pret nga ai që të punojë edhe në politikën e jashtme.

“Kosova do të ketë nevojë të angazhohet edhe në politikën e jashtme e në veçanti në dialogun me Serbinë. Jam i bindur se Kurti dhe qeveria e tij do të punojnë njëkohësisht në politikën e  brendshme dhe atë të jashtme”.

Ai ka thënë se është e mundshme që të arrihet marrëveshje me Serbinë në këtë mandat të qeverisë së Kosovës, por ka thënë se vështirë te jep afate./Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *