Palmeri ia tregon vendin Grenellit: Ai nuk e përfaqëson Amerikën

Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan të Shtetit, Mattheë Palmer në një intervistë për RTV Dukagjinin është pyetur edhe për raportet e Grenellit me Kurtin dhe debatet nga distanca që kanë pasur së fundmi.

Palmer ka thënë se Grenell është vetëm një qytetar i thjeshtë amerikan.

“Duhet të flisni me Rick-un për këtë. Ambasadori Grenell është qytetar privat. Nuk mund të flas për pikëpamjet e tij apo kë e përfaqëson”, tha ai.
I pyetur nëse pikëpamjet e Grenellit përfaqësojnë pikëpamjet e SHBA-ve për Kurtin, Palmer përsëri ka insistuar se ai është qytetar privat.
“Ambasadori Grenell nuk e përfaqëson qeverinë amerikane. Ai është qytetar i thjeshtë ”, tha mes tjerash Palmer ne Dukagjini.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *