Pamjet nga Tabanoci më shumë se shqetësuese, qytetarët e vaksinuar kthehen në shtëpi

Qytetarët nga Maqedonia janë kthyer sot nga vaksinimi në Beograd. Sipas pamjeve së publikuar nga Kanal 5 , mund të shihet se sa i zënë është vendkalimi kufitar Tabanoc, ku aktualisht po kthehen ata që morën vaksinën në Serbi.

Pothuajse në të njëjtën kohë me vaksinimin masiv të qytetarëve në Serbi, sot kryeministri Bullgar Borisov njoftoi se do dërgojë vaksina për Maqedoninë.

Opinioni sot shkruan se kjo pamje është shqetësuese sepse në vend që qeveria e udhëhequr nga Venko Filipçe dhe Zoran Zaev të na sigurojë vaksina në Maqedoni, ajo detyron dhe shqetëson qytetarët të kërkojnë shpëtim jashtë kufijve të vendit tonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *