Pandemia ka ndikuar fizikisht, psiqikisht dhe ekonomikisht mbi qytetarët

Të izoluar, të dëmtuar psiqikisht dhe financiarisht. Kështu e rrumbullaksojnë një vit pandemi qytetarët e anketuar për Alsat. Një pjesë e qytetarëve thanë se kanë kërkuar ndihmë psikologjike ndërsa janë përballur me pasojat e Covid 19. Disa të tjerë, thanë se nji vit pandemi nuk mund të përshkruhet kur bëhet fjalë për pasojat në aspketin financiar.

Katastrof ka qenë, shumë vështirë, duhet me përballu. Shumë vështirë në aspektin fiananciar, unë jam pensionist”.

 “Ishte jashtëzakonisht i vështirë, posaçërisht për ata që janë të papunë. Për familjet e varfëra ishte shumë i rëndë. Siduket kështu do të vazhdojë edhe për një periudhë të pacaktuar, do të jetë edhe më vështrë. Jemi ruajtur shumë, nuk kemi vizituar as më të afërmit që t’i ruajmë edhe ato po edhe vetën tonë”.

 “Pandemia na shkatërroi. Për mua ishte shumë e vështirë sepse për 10 muaj nuk kam marrë ndihmën për invaliditet. Ma premtuan sepse jam me invaliditet të përhershëm por nuk e mora. Shumë shok të mi mbetën pa punë. Institucionet nuk janë aspak funksionale, posaçërisht administrate”

 “Vazhdimisht kam qenë në shtëpi, deri më sot. Ishte shumë vështirë, pa ndihmë sociale, pa para, bashkëshorti nuk punonte”.

Qytetarët thanë se shpresa e fundit për të kaluar këtë pandemi janë vaksinat.

“Tash nuk dimë se cilin ta dëgjojmë, njëri thotë mos e merr vaksinën, tjetri thot mere. Në familje kam 7 doktor, ata me thonë merr vaksinën..Po unë do e marrë vaksinën”.

 “Megjithëse ka dal vaksina, nuk ka diçka në horizont për të pas shpresa, për të qenë pak më optimist, tash vetëm shpresat nga Zoti i kemi”.

Më 11 mars të viti të kaluar, Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli virusin corona si pandemi globale. Deri atë ditë, zyrtarisht ishin regjistruar mbi 118.000 raste me COVID në 115 vende, ndërsa kishin humbur jetën 4291 njerëz. Një vit më vonë, numri i njerëzve që vdiqën në të gjithë botën, për shkak të llojit të ri të koronavirusit (COVID-19) arriti në 2 milionë e 632 mijë e 74, ndërkaq numri i rasteve arriti në 118 milionë e 638 mijë. Që nga fillimi i pandemisë, në vend janë regjistruar gjithsej mbi 108 mijë të prekur dhe mbi 3200 të vdekur nga virusi korona.

Melihate Rustemi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *