Parashikimi i motit për ditët në vazhdim

Sipas të gjitha gjasave përmirësimi i motit do të fillojë nga e enjta e premta. E kemi fjalën për viset tona kontinentale, ndërsa në viset mesdhetare moti përmirësohet nga e marta, por mbetet freskët.

Anticikloni i Azoreve do të fillojë të shtrihet mbi rajonin tonë gradualisht gjatë javës, mirëpo nga veriu dhe lindja do të kemi ende fronte të ftohta të ajrit polar që mbajnë ajrin e ftohtë tek ne dhe për këtë arsye edhe kjo javë do të mbetet e ftohtë dhe herë pas here me reshje bore deri të enjten. Nga e enjta thatë por ende ftohtë sepse do të jemi ende në rrezeveprimin e periferisë së masave të ftohta ajrore.

Nga e premta masat ngrohta depërtojnë por shumë ngadal dhe se nuk është krejtësisht e qartë ende nëse do të kemi përmirësim afatgjatë të motit dhe pranverë të vërtetë me plotë kuptimin e fjalës krejt në fund të Marsit dhe fillim të Prillit.

Derisa kjo të sqarohet të themi edhe njëherë se sonte priten reshje të dendura bore në Kosovë, disa vise në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore.

Nga e enjta ose e premta përmirësim gradual i motit dhe rritje graduale e temperaturave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *