Pas lajmit në TV21 për tabelat e vjetra rrugore, në terren ka dalë NP “Rrugët e Maqedonisë”. Në Ohër është hequr tabela e vjetër gati 50 vjet, në të cilën qëndronte emri i vjetër i Shqipërisë – “Narodna Republika Albanija”. Por siç shihet në tabelën e re mungon gjuha shqipe, pasi është shkruar vetëm “Albanija”.
Nga NP “Rrugët e Maqedonisë” thonë se në atë pjesë nuk ka 20% shqiptarë dhe për atë arsye nuk mund të përdoret dygjuhësia”
“Në atë pjesë nuk ka 20 përqind shqiptarë, për atë arsye nuk mund të përdoret dygjuhësia, ndërsa tri tabelat e tjera janë në proces dhe do të vendosen”, thonë nga NP “Rrugët e Maqedonisë”.
Nga ana tjetër rruga që të çon drejt Shën Naumit dhe kufirit me Shqipërinë është e shkatërruar me shumë gropa dhe tejet e ngushtë. TV21 mëson se Ndërmarrja Shtetërore “Rrugët e Maqedonisë” kanë pasur një plan për rregullimin e rrugës, por që UNESKO nuk ka dhënë leje për zgjerimin e saj, andaj si duket kjo rrugë për momentin do të mbetet në gjendjen e njëjtë.