Pas skandalit me vota Haradinaj: Kërkojmë që kriminelët e votës të përfundojnë në burg

Pas dyshimeve të keqpërdorimit të votave nga ana e bashkëshortit të kryediplomatës, Meliza Haradinaj-Stublla është deklaruar edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Haradinaj para gazetarëve ka kërkuar që keqpërdoruesit të votave të përfundojnë në burg.

Ai ka potencuar që AAK dëshiron rinumërim të plotë të votave.

“Edhe ne jemi të shqetësuar me keqpërdorimet që kanë ndodhë nga disa komisionerë ose vëzhgues të pandërgjegjshëm e kërkojë nga organet e rendit e ligjit, hetuesinë që kriminelët e votës të përfundojnë në burg, të të gjitha partive. Për këtë arsye ne kërkojmë rinumërim të plotë të votave”, ka thënë Haradinaj përcjell Insajderi.

Haradinaj ka thënë se nuk është kundër rezultatit aktual të zgjedhjeve, konkretisht përqindjes së fituar nga partia e tij apo Vetëvendosja.

Sipas Haradinajt, nuk ka arsye asnjë parti ta kundërshtojnë rinumërimin e plotë, vetëm në qoftëse kanë diçka për të fshehur. /Insajderi.org

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *