PDK do të merr pjesë në takimin me Kurtin e Osmanin

Partia Demokratike e Kosovës i është përgjigjur pozitivisht ftesës së Lëvizjes Vetëvendosje për konsultime, lidhur me konstituimin e institucioneve.

Advertisement

Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, PDK-ja do t’ia bëjë të ditura qëndrimet të hënën rreth formimit të institucioneve.

Këtë për KosovaPress e ka bërë të ditur zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi.

“PDK do të marrë pjesë në takimin e ftuar të hënën. Si parti kryesore opozitare, qëndrimet tona rreth formimit te institucioneve do t’i bëjmë të njohura në takim”, tha ai.

KosovaPress gjatë ditës ka komunikuar edhe me kryetarin në dorëheqje të LDK-së, Isa Mustafa, i cili tha se LDK-ja gjithnjë do të jetë të hapur për biseda dhe dialog.

Advertisement

Leave a Reply