Pendarvoski: Dje ishte një ditë tragjike me 41 të vdekur, dihen datat e sakta kur do të vijnë vaksinat

Presidenti Stevo Pendarovski tha se për momentin informacionet e tij flasin se masat që janë në fuqi mbetet dhe se nuk do të ketë orë policore.

Advertisement

“Rekomandimet e tyre janë se duhet të mbesin këto masa. Orë policore, ose diçka tjetër nuk do të ketë. Ata rekomandojnë që të respektohen masat. Duhet të them se ne shumë më dobët jemi duke ndjekur masat preventive. Unë e dijë se përse është kjo. Një vit jemi në këtë gjendje. Duhet të durojmë një muaj ose dy deri sa të fillojë imunizimi. Dje ishte një tragjedi e vërtetë, një numër shokues, 41, të vdekur nga koronavirusi”, tha Pendarovski, raporton SHENJA.

Ai tha se muaji prill do të jetë muaji i fillimit i procesit të vaksinimit masiv.

“Dihet se kur dhe saktësisht çfarë dite dhe cilat vaksina do të arrijnë vaksinat. Por me vetëdije nuk do t’i përmendi ngase disa herë dështuan këto premtime”, u shpreh më tej Pendarovski. /SHENJA/

Advertisement

Leave a Reply