Për 5% do të rriten rrogat e punonjësve shëndetësor, njoftoi Filipçe

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, njoftoi rritje prej 5% të pagave për të gjithë punonjësit në institucionet shëndetësore publike. Në paraqitjen e sotme në emisionin “Briefingu i mëngjesit”, Filipçe theksoi se rritja do të jetë për edhe personelin mjekësor edhe për atë jo-mjekësor të punësuar në institucionet shëndetësore.
Ajo që sot duhet ta përcaktojmë sot me Sindikatën është rritja e pagave me 5% të të gjithë atyre që janë të punësuar në sektorin e shëndetësisë. Rritje të rrogës do të ketë si për punonjësit shëndetësorë ashtu edhe për ata jo-shëndetësorë dhe duhet të fillojë nga muaji mars. Rritja është nga ky muaj, gjegjësisht nga paga e marsit, e cila paguhet në prill”, tha Filipçe.

Advertisement
Advertisement

Leave a Reply