Për një ditë janë shtruar 55 pacientë të rinj në qendrat kovid në Shkup

Në 24 orët e fundit në qendrat kovid në Shkup janë shtruar 55 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve me virusin korona. Gjithsej 428 pacientë të dyshimtë dhe të konfirmuar për Kovid-19 trajtohen në repartet infektive në kryeqytet, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Për shkak të rritjes së numrit të pacientëve të cilët kanë nevojë për t’u shtruar në spital, janë hapur edhe qendrat kovid në Klinikën e Nefrologjisë, Klinikën e Gastroenterohepatologjisë, Klinikën për Sëmundje të Syve dhe qendra kovid në Klinikën për Vesh, Hundë dhe Fyt.

Në 24 orët e fundit, siç informon MSH, në klinikat interne ka pasur 36 pranime.

Në qendrën kovid në SPQ “8 Shtatori” ka pasur tetë pacientë të pranuar dhe tre janë pranuar në Klinikën Infektive gjatë ditës së djeshme. Në Kozle janë pranuar tetë pacientë.

Në 24 orët e fundit në shtëpi janë lëshuar 19 pacientë të shëruar. Për momentin në qendrat kovid në klinikat interne trajtohen 192 pacientë.

Në SPQ “8 Shtatori” ka gjithsej 76 të sëmurë, ndërsa në Klinikën për Sëmundje Infektive janë 129 pacientë, derisa në Institutin për Sëmundje të Mushkërive te Fëmijët Kozle ka 25 pacientë. në KGJO ka gjashtë paciente të shtruara.

Gjithsej 428 pacientë të konfirmuar dhe të dyshimtë për Kovid-19 trajtohen në repartet infektive në spitalet në kryeqytet. Një pjesë e madhe e pacientëve janë në mbështetje të oksigjenit.

Numri i pranimeve në ditët e fundit është rritur dhe në mëngjes deri në orën 08:00 ka pasur 50 shtretër të lirë, ndërsa pritet gjatë ditës pas lëshimeve të kryera të pacientëve të shëruar të lirohen edhe vende plotësuese.

“Të gjitha repartet infektive kanë furnizim me oksigjen dhe mund të kujdesen për pacientët të cilët kanë nevojë për mbështetje të oksigjenit”, theksohet në kumtesë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *