Për shkak të Kurtit e Thaçit, tre persona rrihen me njëri-tjetrin në qendër të Prishtinës


Tre dyshohet të jenë përleshur fizikisht të martën për shkak të dallimeve politike me njëri-tjetrin. 

Një debat për kryeministrin Albin Kurti dhe ish-presidentin Hashim Thaçi, dyshohet se shtyu tre të dyshuarit drejt një përleshje fizike në qendër të Prishtinës.

Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes kanë thënë se përplasja ka nisur pas një debati që përfshinte dy figura politike me peshë në Kosovë, kryeministrin Albin Kurti dhe ish-presidentin e vendit, Hashim Thaçi.

“Përleshja nisi pasiqë njëri e shau Hashimin [Thaçin] kur e pa në foto, e tjetri ia shau Albinin [Kurtin]”.

Policia e Kosovës, në raportin 24-orësh, njoftoi sot se ka shoqëruar në polici tre personat. 

Rasti ka ndodhur tek hoteli “Swiss Diamond” në Prishtinë, ndërsa policia njoftoi se dy nga të dyshuarit janë mbajtur në stacionin policor. Gjithashtu atyre u është konfiskuar një thikë kuzhine, ka bërë të ditur Policia.

“Sheshi Skënderbeu, Prishtinë 30.03.2021-16:50. Është raportuar për një mosmarrëveshje në mes të disa personave. Dy të dyshuar meshkuj kosovar janë shoqëruar nënstacion policor dhe nga ta është konfiskuar një thikë kuzhine .Me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *