“Për tre gishtat e Baton Haxhiut pagova gjobë 10 mijë euro”

SHKRUAN: Xhevdet Mazrekaj

Për tre gishtat e Baton Haxhiut pagova gjobë 10 mijë euro

Personi në fotografi është Baton Haxhiu. Ishte i pranishëm si mysafir në një media serbe kur kishte bërë simbolin famëkeq të serbëve për shqiptarët, ngritjen e tre gishtërinjve.

Këtë fotografi deshën ta censurojnë në Serbi, me qëllim që të mos kuptohej se Batoni punonte për ta.

Mirëpo, “Bota sot” , e kishte publikuar këtë fotografi. Për publikimin e saj ishte gjobitur me 10 mijë euro nga drejtësia në Prishtinë e cila ishte nën mbikëqyrjen e UNMIK-ut.

Kujtoj se për këtë rast, kisha avokate zonjën e nderuar, tashmë të ndjerë, Nekibe Kelmendi.

Ajo vinte shpesh në Zvicër për t’u konsultuar me mua për procesin gjyqësor që zhvillohej në Prishtinë.

Kur përfundoi rasti dhe u mor vendimi i lartpërmendur, e pyeta zonjën Kelmendi se si është e mundur të gjobitemi për diçka që ka qenë reale dhe publike. Madje, i tregoja se këtu në Zvicër avokatët dhe ekspertët ligjor po habiten dhe me vendimin e drejtësisë së UNMIK-ut dhe po e konsiderojnë si absurd.

E ajo mu përgjigj: S`ka këtu të bëj me drejtësi, kështu ka vendosur sigurimi serb, që ju të gjobiteni.

Pra, me fjalët e zonjës Kelmendi nënkuptohej që në drejtësinë tonë kishte të interferuara edhe shërbime serbe, të cilave iu shërbente Baton Haxhiu.

Ato nuk donin të “dekonspironin” bashkëpunëtorin e tyre.

Është e neveritshme e për më tepër është dëshpëruese se si Baton Haxhiu mik me kryeudbashin Jovica Stanishiq, sot është i privilegjuari i Presidentit, kryeministrit dhe shumë figurave të tjera të jetës politike në Kosovë./GazetaPopulli.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *