Përfundon votimi i raundit të parë për zgjedhjen e kryetarit të LDK-së

Ka përfunduar votimi për raundin e parë në Kuvendin e Lidhjes Demokratike të Kosovës për zgjedhjen e kryetarit të ri.

Gjithsej kanë votuar 329 delegatë, shkruan Insajderi.

Pas pak pritet të fillojë numërimi i votave.

Theksojmë se 335 delegatë të Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë të drejtë vote. Vetëm nga Prishtina janë 44 delegatë.

Kandidatë për kryetar të LDK-së janë Lutfi Haziri, Lumir Abdixhiku e Besian Mustafa.

Mbetet të shihet nëse kryetari i LDK do të zgjedhet qysh në raundin e parë./Insajderi.org

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *