Përleshje në autobusin urban që çon drejt Studeniçanit, dy të rinj të plagosur me thikë

Në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “St. Naum Ohridski” në Shkup mbrëmë në ora 20:00 janë pranuar dy persona me lëndime me thika në pjesën e duarve.

Advertisement

Njëri prej tyre është dërguar në klinikat e Shkupit, ndërsa njëri është liruar për mjekim shtëpiak, përcjell INA.

Incidenti ka ndodhur në autobusin e Ndërmarrjes së Transportit Publik (JSP) me numër 51 në lagjen Kisela Voda, ku siç raportohet në përleshjen në grupe, janë përfshirë gjimnazistët e Moranës dhe Studeniçanit.

Një pjesë e mediave shkruan gjithashtu se menjëherë pas përleshjes është sulmuar edhe një ekip gazetaresk që ka vënë re ngjarjen.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme ende nuk ka asnjë informacion zyrtar për ngjarjet e mbrëmjes së sotme në Kisella Vodë.(INA)

Advertisement

Leave a Reply