Përngjante me shokun e tij, shkupjani i mori letërnjoftimin dhe tërhoqi 50.000 denarë nga banka

MPB ka parashtruar kallëzim penal ndaj një 35-vjeçari nga Shkupi, i cili duke përfituar nga ngjashmëria me shokun e tij, të njëjtit i ka marrë letërnjoftimin dhe ka tërhequr 50 mijë denarë nga llogaria bankare.

“Njësia për krime ekonomike dhe kompjuterike në SPB-Shkup ka parashtruar kallëzim penal kundër M.D.(35) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të dyshimit për veprën penale “keqpërdorim i të dhënave personale”. I akuzuari i ka mbajtur pa autorizim një letërnjoftim të shokut të tij dhe duke përfituar nga ngjashmëria fizike me të dhe duke u përfaqësuar në emër të tij, nga llogaria e tij e transaksionit në sportelin e filialit të bankës në komunën e Butelit ka tërhequr 50.000 denarë”, thonë nga MPB.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *