Përplas 4 makina e grushton 4 efektivë policie, kapet shqiptari i papërmbajtshëm në Itali

Një 19-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar në Itali, teksa akuzohet se ka përplasur 4 makina si dhe ka goditur me grushte 4 efektivët e policisë italiane.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur para mesnatës teksa i riu po drejtonte një automjet tip Volvo përmes Cittadini dhe papritmas goditi një taksi.

Bëhet me dije se ai ishte në gjendje të dehur dhe teksa tentoi të largohej pasi bëri aksidentin e parë, i riu përplasi dhe tre mjete të tjera që ishin të parkuara. Pasi u përplas me 4 makina, dhe me një bordurë, 19-vjeçari u detyrua të ndalonte.

Në atë moment mbërriti dhe policia dhe aty nisi dhe rezistenca e të riut i cili u përpoq të shpëtonte duke i goditur me grushte, teksa pasi u dërgua në spital dhe aty ka shfaqur sjellje agresive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *