Personi i vrarë që u gjet në Strimnicë më 2017 ishte nga Luboteni i Shkupit, policia e ka zbardhur rastin dje

Ne dhjetor të vitit 2017 në dalje të fshatit Strimnicë për në Zhelinë një banorë kishte vërejtur një kufomë të një personi të panjohur. I njejti menjëherë rastin e kishte paraqitur në stacion policor, raporton Gazeta Populli.

Policia kishte identifikuar kufomën e gjetur në dalje të fshatit Strimnicë për në Zhelinë. Viktima ishte B.I. (30) nga fshati Luboten i Shkupit, informoi asokohë zëdhënësi i SPB-së Tetovë, Marjan Josifovski.

Kufoma është gjetur nga një banor i fshatit Strimnicë në rrugën Strimnicë-Zhelinë, gjegjësisht në vendin e quajtur ‘Ledina’, ku me urdhër të prokurorit, ekipi i SPB-së Tetovë dhe mjeku ligjor kanë kryer hetim të plotë në vend dhe asokohe raportoheshte se ndaj kufomës nuk janë vërejtur gjurmë të dhunës.

Me urdhër të prokurorit publik është kryer edhe autopsi, ndërsa sipas të dhënave nga hetimi, identifikimi i kufomës ka qenë i vështirë sepse nuk ka pasur me vete asnjë dokument personal.

Nga policia kanë konfirmuar se B.I. ishte paraqitur si i humbur nga ana e vëllait të vet, më 14 shtator të vitit 2017, ku një ditë më herët kishte dalë nga shtëpia dhe nuk ishtë kthyer më.

Kufoma e gjetur afër fshatit: Foto e dërguar nga banorët deri tek Fol.mk

Policia mbi 3 vite hetoi sesi i vdekur është gjendur në këtë vend, hetimi vazhdoi gjatë edhe për arsyet e vdekjes dhe gjithçka që lidheshte me rastin.

Dje Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se pas më shumë se tri vite është zbardhur rasti i vrasjes së personit nga Luboteni i Shkupit, për të cilën përgjegjës është një 26-vjeçar banorë i Gostivarit.

Reparti për kriminalistikë – sektori për Krime të përgjithshme dhe të dhunës së bashku me SPB Tetovë, kanë ngritur kallëzim penale në Prokurorinë Publike të Tetovës, kundër A.A (26), nga Gostivari, për veprën penale “vrasje”, të paraparë dhe të dënueshme sipas nenit 123 të Kodit Penal.

Pas marrjes së një sërë masash dhe veprimesh nga zyrtarët e policisë, u zbardh vepra penale “vrasje”, e kryer në nëntor të vitit 2017, gjatë së cilës A.A. me armë zjarri vrau B.I. nga Shkupi dhe e la trupin e tij të pajetë në rrugën lokale afër fshatit Strimnicë të Tetovës./GazetaPopulli.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *