Pesë antarë të një familjeje nga Kamenica humbin betejën me COVID-19

Virusi Sars-COV-2 i cili është shpërndarë në gjithë botën, ka goditur rëndë edhe familjet kosovare. Pesë anëtarë të familjes Basha nga Koretini i Kamenicës kanë vdekur si pasojë e infektimit me këtë virus.

Advertisement

Ish-futbollistit të Bashkimit, Fazli Basha, i kanë vdekur pesë anëtarë të familjes.

Një humbje e tillë ka shkaktuar dhimbje të madhe edhe tek familjarët e tjerë. Zyrafete Basha përmes një postimi në ‘Facebook’ ka kujtuar pesë familjarët që i humbi nga ky virus, duke thënë se humbja e tyre është një sprovë e madhe.

“Të humbasësh të dashurit tuaj është sprovë dhe harrimi i tyre është i pamundur, i kujtoj ata dhe sytë lotojnë nga malli për t’i takuar, pastaj natyrshëm lutemi: O Allah! Na bashko ne Xhennet me të gjithë ata që u larguan nga ne ! O Allah forcoje çdo zemër që është sprovuar me ndarjen nga të dashurit dhe stolise me durim të bekuar! Pushoni të qetë GJYSHE, BABI, XHAXHI, HALLA dhe DAJË. InshaAllah takomi në Xhennet së bashku siç e kaluam 1 muaj duke u munduar t’ju shpëtojmë nga Covid-19 por fatkeqsisht nuk ia dolëm, se Zoti ju deshti më shumë se ne……😪😪😪😪😪 😪”, ka shkruar ajo

Advertisement

Leave a Reply