Petkoviq kthehet mbrapsht në kufi, i ndalohet hyrja në Kosovë

Shefit të ashtuquajturës Zyrës për Kosovën, Petar Petkoviq autoritetet e Republikës së Kosovës ia kanë ndaluar hyrjen në Kosovë.

Mediumi serb RTS raporton se Pekoviq kishte planifikuar të qëndronte sot në veri të Mitrovicës, ndër të tjera për të përuruar një sheh dhe për të vizituar një të ri serb që në mediat e Serbisë ishte pretenduar se është rrahur nga kosovarët.

Që nga fillimi i vitit të kaluar, kjo është hera e nëntë që Petkoviqit i ndalohet hyrja në Kosovë.

Për vizitë në veri, javë më parë ishte edhe kryeministrja serbe, Ana Brnabiq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *