Policia futet në zonën e “të fortëve”, arrestohet autori i dyshuar për vrasjen e Shkëlzen Kastratit

Policia ka organizuar një operacion të madh pak minuta më parë në Larushkë të Niklës, duke vënë në pranga autorin edyshuar për vrasjen e Shkëlzen Kastratit, në Fier.

Advertisement

Mësohet se Alber Zaja është arrestuar brenda në shtëpinë e tij, ndërsa me vete i është gjetur edhe një armë tip “Glock” e mbushur me fishek në gojë.

Aktualisht i arrestuari është duke u transportuar në Drejtorinë e policisë në Tiranë.

Si ndodhi vrasja, kush janë të dyshuarit

Të dyshuar për këtë vrasje janë Albert Zaja 37 vjeç, Elmir Tufa, 29 vjeç, Elson Xhecuka, 27 vjeç, dhe Silvio alias Roland Cara 39 vjeç. Prej tyre është arrestuar vetëm Zaja, ndërsa 3 të tjerët janë ende në kërkim nga policia.

Shkëlzen Kastrati u ekzekutua me dy plumba, njërin prej tyre në kokë, paraditen e së hënës së 1 shkurtit, në fshatin Sheq në Fier brenda makinës së tij.

Ai ka qenë në lëvizje me makinë, është qëlluar nga një person nga një makinë tip ‘Range Rover’. /Gazeta SHQIP

Advertisement

Leave a Reply