Policia jep detaje shtesë për rastin e djeshëm ku dyshohet se burri vrau gruan dhe vetën

Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth rastit të djeshëm ku një 44 vjeqar dyshohet ka vrarë gruan e tij e më pas edhe vetën.

Sipas organeve të rendit, dyshohet se personi mashkull ka qëlluar me armë viktimën femër e më pas edhe vetën.

Rasti ka ndodhur në rrugën Ali Vitia në lagjën “Emshir” në Prishtinë.

“Rr.Ali Vitia, Prishtinë14.03.2021-08:59. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar dyshohet se  ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës femër kosovare më pas ka qëlluar edhe veten me armë. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse policore ndërsa, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e të dyshuarit dhe viktimës. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar arma e përdorur në rast”, thuhet në raportin e Policisë.

Me vendim të prokurorit trupat e pa jetë janë dërguar në IML për obduksion. /Insajderi.org

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *