Policia konfirmon vrasjen e dyfishtë në Prishtinë: Burri vrau ish-gruan

Një burrë ka vrarë ish-bashkëshorten e tij në lagjen “Emshiri” në Prishtinë.

Rastin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci, i cili njoftoi se viktimat janë një femër 44 vjeç dhe një mashkull 44 vjeç.

Deklarimi i plotë i Policisë me informacionet shtesë:

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes – kryerjes së ekzaminimeve forenzike të deritanishme si dhe veprimeve të para hetimore policia ka ngritur versionin e hetimit se kemi të bëjmë me rast të vrasjes dhe vetëvrasjes.

Viktimat një femër 44 vjeç dhe një mashkull 44 vjeç, shtetas Kosovar, kanë humbur jetën nga plagët e marra me armë zjarri.

Në vendin e ngjarjes policia ka sekuestruar edhe një armë zjarri ( revole ) e cila dyshohet të jetë arma e përdorur në rast. Aktualisht po vijon puna hetimore për zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të ngjarjes./Insajderi.org

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *