Policia spanjolle kap “narko-nëndetësen e bërë në shtëpi” – që është në gjendje të transportojë deri në dy tonë drogë

Policia në Spanjë ka kapur një “nëndetëse të bërë në shtëpi”, e cila thuhet se është në gjendje të transportojë deri në dy tonë drogë.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, anija blu, nëntë metra e gjatë, u zbulua në një depo industriale në qytetin jugor të Malaga.

Kapja ishte pjesë e një operacioni më të gjerë që përfshinte pesë kombe të tjera dhe agjencinë e BE-së të krimit Europol-it.

Policia thotë se 52 persona u arrestuan gjatë bastisjeve në të gjithë Spanjën, dhe u kap një grumbull i madh i kokainës dhe hashashit.

Një laborator i barnave gjithashtu u “çmontua”.

Policia beson se “nëndetësja” po përgatitej për të kontrabanduar drogë por nuk ishte përdorur ende.

Në vitin 2019, një “nëndetëse” e ngarkuar me më shumë se 2,000 kg kokainë u kap në Spanjën veri-perëndimore pasi anija u përplas. Dy persona u ndaluan.

Kjo “nëndetëse” besohej se ishte nga Kolumbia dhe policia nisi një hetim për të vërtetuar se lundronte gjatë gjithë kohës me drogën.

Siç thuhet më tej, këto “narko-nëndetëse” janë përdorur për të kontrabanduar droga edhe nga Amerika Latine në SHBA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *