“Pritje e çmendur e Vitit të Ri” në klubet e Ohrit dhe “afterparty” në jahte ofrohen nga agjensione nga Serbia

Përkundër ndalimit të organizimit të çfardo lloj festimi për festat e Vitit të Ri në vend, në hapësirë të hapur dhe të mbyllur, dhe orarit të ri të punës të objekteve hotelierike deri në orën 18:00 nga 18 dhjetori deri më 20 janar, agjensione udhëtimi nga Serbia fqinje ende organizojnë dhe ofrojnë aranzhmane për pritjen e vitit 2021 në klubet e Ohrit.

Për 49 euro për person, për pesë ditë dhe tre netë, ofrohet një turne nga Nishi në Ohër, me autobus, i cili do të fillon më 30 dhjetor dhe do të mbaron më 3 janar. Uebfaqja e agjencive serbe të udhëtimit përshkruan se paketa përfshin vizita në vendet kulturore dhe historike në Ohër, si dhe natën e Vitit të Ri të organizuar në një nga klubet ose restorantet më të famshëm në Ohër. Akomodimi i mysafirëve do të jetë në vila private dhe janë publikuar foto dhe detaje për më shumë vila.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *