Prof. Fauzi Skenderi: Islami luan rol negativ në arsimimin e shqiptarëve, klerikët janë në shërbim të qarqeve antishqiptare

Skandalet e Profesorëve pranë Universitetit të Tetovës nuk kanë të ndalur. Dy ditë pasi Revista e njohur “Veritas” në një publikim të fundit shpalosi një hulumtim të gjerë mbi plagjiaturën dhe kopjimin e punimeve shkencore të disa profesorëve eminentë të Fakultetit të Mjeksisë pranë UT-së, sot nëpër rrjetet sociale po qarkullon një libër i Profesor Fauzi Skenderit ku me absurditetin më të madh dhe pa argumente shpreh mllef kundër fesë islame dhe hoxhallarëve të cilët predikojnë fenë, transmeton GazetaPopulli.

Ai në librin e tij “Demogjeografia” në faqen 161 rreth rolit të islamit shkruan:

“Mbetet shqetësues fakti së në hapsirën shqiptare në Maqedoni, në disa raste feja vazhdon të luaj rol negativ për arsimimin e popullsisë, sepse sipas predikimeve të saj, “njeriu i shkolluar kinse largohet nga feja”. Në mënyrë të veçantë, feja islame me predikimet e saj vazhdon të pengojë arsimimin e femrave. Propagandës fetare kundër arsimimit e bëjnë një pjesë e klerikëve muslimanë, të cilët vazhdojnë të jenë në shërbim të qarqeve antishqiptare, që kanë nxitur edhe shpërnguljen e popullsisë për në Turqi.”

Ky botim i cili edhe pse i vitit 2008, ka nxitur reagimet qytetarëve shqiptarë të Maqedonisë por edhe jashtë kufijve në përgjithësi.

I madh ka qenë numri i reagimeve që kolegë të profesorit në fjalë, figura të njohura dhe njohës të çështjes kanë reaguar. Po ua sjellim disa nga reagimet:

Profesor Doktor Naser Ramadani ka shkruar : “SHIHNI SE ÇKA MËSOHET NË TEKSTET MËSIMORE UNIVERSITARE

Të nderuar shqipëtar që i përkisni fesë islame. Lexojeni vet një tekst dhe jepni vlerësimin tuaj, për të parë se mentaliteti komunist dhe antiislam akoma është i ngulitur thellë te një numër i shtresës kinse intelektuale. Dr. Fauzi Skenderi në librin e tij “Demogjeografia” në fq. 161 rreth rolit të islamit shkruan:”

Hoxha nga Kumanova Sadulla Abdullahu, tek postimi i Profesorit Naser Ramadani ka shkruar: “Nëse nuk largohet ki libër në Xhuman e ardhshme ftoj imamët në ditën e Xhuma për ligjërat të kenë këtë temë juve doktor ju lumt Zoti shëndet ju dhashtë.”

Deputeti Zeqirija Ibraimi nga Alternativa ka shkruar: “Kjo vetëm shkencë nuk është. Edhe diletantët më të dobët dinë të artikulojnë më mirë kritikë.”

Hoxhë Ferid Piku, Profesor Doktor Bashkim Idrizi, Profesoresha Besjana Rexhepi, Hoxhë Rufat Sherifi, Hoxhë Abdusamed Rahimi e shumë personalitete të tjera kanë reaguar në postimin e Profesorit Ramadani, kundër skandalit të Prof. Fauzi Skenderi.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10217573671669849&id=1119444242

Duam ta kujtojmë Profesorin Skenderi që hoxhallarët kanë dhënë kontribut të veçantë për ekzistencën e popullit dhe të kombit shqiptar në të gjitha etapat historike. Në përpjekjet dhe në luftën e gjatë për ruajtjen e identitetit kombëtar, ata kanë marrë pjesë në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme.
Shumë prijës fetarë, duke qenë të udhëhequr nga mulla Ymer Prizreni, iu kundërvunë vendimeve nga Stambolli, atëherë kur fati i Shqipërisë rrezikohej, duke qenë deputetë në parlamentin osman, themeluan Komitetin Qendror të Stambollit dhe u krijua arteria e shqiptarisë – Lidhja e Prizrenit (1878-1881)”. Një fakt i njohur nga historia është edhe se nga 40 firmëtarët e Pavarësisë, 27 ishin myslimanë. Ata kishin edukatë dhe njohje të thellë të Islamit, disa prej tyre ishin liderë të mirëfilltë, 5 imamë të xhamive.

Hoxhallarët luftuan qysh në ditët e para të Rilindjes Kombëtare

Disa prijës shpirtërorë fetarë të të tri feve, që ishin të pranishëm në nënshkrimin e Pavarësisë së Shqipërisë janë: Haxhi Vehbi Agolli, Hafiz Ibrahim Dalliu, Myfti Vehbi Dibra e Sheh Ahmet Pazari , Dom Nikoll Kacorri, Gjergj Fishta, etj.

Lista e hoxhallarëve që morën pjesë në Luftën e UÇK-së:

1.Fetah Bekolli 2.Nesim Demiri 3.Skender Rama 4.Nexhmi Maksuti 5.Kasam Muhameti 6.Zaim Baftiu 7.Nazim Gashi 8.Nexhmedin Maksuti 9.Xhemajl Kadriju 10.Hasan Asani 11.Fejzulla M. Emini 12.Nazim Gashi 13.Adnan Vishi 14.Bedri Hoxha 15.Samidin Maçkaj 16.Fuat Selmani 17.Rexhep Memishi 18.Bedri Lika 19.Jeton Bozhlani 20.Fehat Bakalli 21.Faruk Lohaj 22.Mahi Lusnjani 23.Safet Pushka 24.Orhan Bislimaj 25.Muhamed Suma 26.Musa Vila 27.Shefqet Baftijari 28.Florim Gruda 29.Remzi Kuqi 30.Bafti Ajeti 31.Ministet Shala 32.Shefqet Krasniqi 33.Nehat Hyseni 34.Tafil Ramukaj 35.Dhulkarnej Ramadani 36.Osman Memeti 37.Kurtish Hoxhaj 38.Mervan Berisha 39.Shukri Aliu 40.Eroll Nesimi 41.Esat Qestaj 42.Nusret Shiti 43.Bahri Curri 44.Lirim Sadiku 45.Kushtrim Kelmendi 46.Bashkim Bajrami 47.Arsim Morina 48.Florim Islami 49.Muharrem Ismaili 50.Mehdi Goga 51.Sabit Gashi 52.Fadil Sogojeva 53.Eroll Rexhepi 54.Sulltan Pajaziti 55.Nehat Ajeti 56.Ahmet Xhafer Hoxha 57.Blerim Krasniqi 58.Lulzim Susuri 59.Llukman Neziri 60.Ferid Selimi 61.Bekir Halimi 62.Jakup Asipi 63.Sadullah Bajrami 64.Enes Goga 65.Mazllam Mazllami 66.Fatmir Latifaj 67.Enis Rama 68.Ekrem Avdiu 69.Fadil Sogojeva 70.Musli Verbani 71.Florim Neziraj 72.Abedin Osmani 73.Fejzullah Krasniqi 74.Afrim Memaj 75.Ajni Sinani 76.Shaban Zenuni 77.Bedri Hoxha (ka edhe të tjerë që nuk janë në listë me shpresë se do të kompletohet lista).

Ndërsa për atë se kush është fajtori që po i shpërngul shqiptarët nga vatrat e veta, Profesori duhet të dijë se paaftësia e politikave të partive shqiptare tash e disa vite, ku bën pjesë edhe njëria parti, protagonistët e së cilës shifen shpesh në shoqërinë e profesorit në fjalë, i detyron të rinjtë të ikin nga vendi i tyre.

“Të rinjtë nuk e marrin atë që ju nevojitet, nuk kanë arsim cilësor dhe nuk kanë vende pune që paguhen mirë, ndonjëherë nuk kanë punë fare, dhe kështu nuk mund të realizojnë ëndrrën e tyre për perspektivë dhe zhvillim, një vend pune me të cilin do të bënin diçka për vete në aspektin profesional. Në përgjithësi, shoqëria në Maqedoni nuk ofron perspektivë për të rinjtë, nga numri i të papunëve 50 përqind janë të rinj”, tha profesori universitar Petar Atanasov për Anadolu Agency gjatë një hulumtimi të bërë në vitin 2016.

Burimi publik i partizuar, stagnimi ekonomik, mungesa e reformave reale në procesin arsimor .. janë vetëm disa nga arsyet e emigrimit masiv të të rinjve nga Maqedonia. Libreza  partiake si një vizë e sigurt për punësim, si dhe rrogat e ulëta prej 200 deri 300 euro, për mijëra prej tyre janë fyese dhe demotivuese, kështu që në këtë realitet shoqëror pa perspektivë, cili përkeqësohet në mënyrë permanente, të rinjtë vendosin sa më shpejtë të ikin jashtë vendit. I zgjedhin të gjitha mënyrat që do t’ia lehtësojnë rrugën. (Portalb, “Maqedoni, emigrimi i të rinjëve nuk ka të ndalur” 2016)

“Korrupsioni, ekzistimi i krimit të organizuar, mosfunksionimi i shteti ligjor, dhe niveli i lartë i papunësisë janë shkaktarët kryesorë që kosovarët duan të migrojnë jashtë Kosovës.

Kështu thuhet në një analizë të Grupit për Studime Juridike dhe Politike që është publikuar të martën.

Në analizën me titull “cilët qytetarë të Kosovës janë më të prirë të migrojnë në vendet e BE-së?”, u tha se personat që nuk kanë njohuri të duhur për politikat e migrime”/GazetaPopulli.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *