Prokuroria nuk jep datë për përfundimin e hetimeve ndaj Thaçit e të tjerëve, thotë se gjykimi mund të fillojë në shtator

Prokuroria e ZPS-së ka thënë se procesi i hetimeve mund të vazhdojnë dhe se nuk kanë ndonjë datë se kur mund të përfundojnë.

Advertisement

Prokurori ka deklaruar se është në dijeni të shqetësimeve që kanë dalë nga rrethanat kur hetimet e gjata pas aktakuzës janë parë si arsye për vonesën e fillimit të gjykimit.

“Kjo në fakte në këtë rast nuk është ashtu. Në këtë rast Prokuroria kërkon një datë ku hetimet e mëtejshme do të kërkonin lejen gjyqësore dhe në këtë mënyrë do ta kufizonin fushëveprimin e hetimeve të mëtejshme. Pse ne nuk jemi në gjendje të japim një datë dhe nuk do të japim një për fundin e hetimeve, kjo nuk do të ndikoj keq në objektivin tonë për një gjykim të shpejtë dhe të drejtë”, tha Prokurori.

Ai shtoi se sa i takon vlerësimit të tyre se kur do të jenë në gjendje të parashtrojnë dosjen paragjyqësore, në këto rrethana bazuar në parashikimet e tyre aktuale janë gjë gjykimi të nis në shtator dhe dosja të paragjyqësore të parashtrohet në korrik.

“Ne do të ishim të përgatitur të parashtronim dosjen paragjyqësore në fillim të korrikut, pra dy tre muaj para fillimit të gjyqit”, ka thënë Prokurori. /Telegrafi/

Advertisement

Leave a Reply