Prokuroria Speciale: Kemi siguruar dy paketa me materiale të tjera për ish-krerët e UÇK-së

Gjykata Speciale po mban konferencën e radhës në Hagë për ecurinë e çështjes së ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit që akuzohen për krime lufte.

Zyra e Prokurorisë Speciale bën me dije se janë shtuar edhe dy paketa të tjera materiale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Këto dy paketa janë siguruar së fundmi dhe për to është kërkuar masë mbrojtëse.

“Pas konferencës së fundit, Prokuroria ka nxjerrë edhe dy paketa me materiale… Kemi depozituar një kërkesë tjetër për masa mbrojtëse ndaj këtyre materiale”, tha prokurorja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *