Pse frikësohet opozita maqedonase nga regjistrimi!?

Urim Saliu

Opozita maqedonase ka vazhduar thirrjet për anulimin e procesit të regjistrimit të popullsisë në Maqedoninë e Veriut. Regjistrimi të anulohet menjëherë, regjistrimi duhet të anulohet, asnjë shtet në botë nuk i regjistron mërgimtarët. Deklarata të tilla po jepen ditëve të fundit nga liderët dhe përfaqësuesit e partive politike maqedonase në opozitë, shkruan Lobi – Maqedoni.

“Shëndeti i qytetarëve nuk duhet të jetë peng i Zaevit, Filipçes dhe Simovskit. Regjistrimi të anulohet menjëherë. Do të përgjigjeni”, është porosia e fundit nga lideri i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski.

Edhe Vlladimir Gjorçev nga VMRO-DPMNE shprehet që Zaev për shkak të premtimit ndaj BDI-së se do të zbatojë regjistrim në kundërshtim me Eurostat dhe Kombeve të Bashkuara dhe do të kemi 2.000 ose 2.500 viktima nga koronavirusi.

Më i drejtpërdrejt ishte lideru i partisë E majta, Dimitar Apasiev i cili u shpreh që në pandemi nuk duhet të bëhet regjistrimi i popullsisë. Ai thotë se asnjë shtet në botë nuk regjistron mërgimtarë. Dhe pikërisht tek mërgimtarët duket që qëndron problemi kryesor i opozitës maqedonase.

Thirrjet e tilla nga ana e partive opozitare maqedonase, për gazetarin Urim Saliu shihet si frikë nga organizimi i mërgatës shqiptare.

“Thirrjet e tyre ditëve të fundit për një ndërprerje janë rezultat i mobilizimit të shqiptarëve sidomos në diasporë dhe që këtë ata nuk e kanë pritur se do ndodhë dhe këtu bashkërisht është edhe frika e tyre për përqindjen e shqiptarëve që kësaj rradhe nuk është në favorin e tyre pra palës maqedonase. VMRO por edhe e majta në këtë pikë janë në një linjë por që ata arsyetimin e ndërprerjes së këtij procesi statistikor dhe po aq edhe politik sepse ka shumë rëndësi për shqiptarët e gjejnë tek pandemia gjegjësisht vala e tretë e COVID , kinse rrezikohet shëndeti i qytetarëve”, beson gazetari Saliu.

Saliu shprehet që opozita maqedonase akoma nuk mund të çlirohet nga e kaluara e tyre kundrejt shqiptarëve dhe në këtë vijë ndërlidhet edhe çështja e regjistrimit të popullësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *