Punonte si bojaxhi në Mal të Zi/ Kush është vrasësi me pagesë i biznesmenit Bujar Sofia: Më premtuan…(Foto)

23-vjeçari Ernejt Shyti dyshohet se është ekzekutori i Behar Sofisë. Raportohet se vrasja e Sofisë është bërë me pagesë, ndërsa policia ka arrestuar edhe tre bashkëpunëtorët e 23-vjeçarit nga Kërraba dhe Fushë Kruja.

Shyti është shprehur se i ishin premtuar 50 mijë euro për vrasjen e Sofisë, shumë të cilën ai thotë se nuk e ka marrë.

Sa i përket autorit, ai punonte si bojaxhi në Mal të Zi, ku edhe u arrestua mbrëmjen e kaluar, raporton Balkanweb. Më parë, ai nuk kishte rekorde kriminale, por vëllai i tij binjak rezulton me precedentë penalë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *