Qëndroi 13 ditë në spital flet mjeku që u kujdes për Cimën

Humoristi i njohur Rasim Thaçi-Cima ka nderruar jete sot pas infektimit me koronavirus.

Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga Mjekimi Intensiv, aty ku ishte duke u trajtuar ai.

Drejtori i mjekimit intensiv, Nehat Baftiu, ka thënë se ai ishte duke u trajtuar për 13 ditë aty dhe se gjendja e tij shëndetësore ishte shumë e rëndë.

Së fundmi sipas Baftiu, Cima ishte i in.tubuar.

“Po sot rreth orës 11:40 ka ndërruar jetë humoristi Cima në Mjekimin Intensiv.

Ai ishte i intubuar dhe gjendja e tij ishte mjaft e rëndë.

Në mjekimin intensiv ai ka qëndruar për 13 ditë.

Gjendja e tij ishte mjaft e përkeqësuar”, ka konfirmuar ai për Express.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *