Qeveria vendos: Objektet afariste të mbyllen në ora 18 për periudhën 18 dhjetor deri më 20 janar

Pas propozimit të Komisionit për Sëmundje Infektive drejtuar qeverisë për kufizime të reja me rastin e festave të fundvitit, në mbledhjen e sotme të Qeverisë, u mor vendim që objektet afariste të mbyllen në ora 18 për periudhën 18 dhjetor deri më 20 janar.

Kryeministri Zoran Zaev ka lajmëruar për këtë vendim edhe nëpërmjet një statusi në Facebook.

“Objektet afariste do të mbyllen në ora 18, në vend se në ora 21 si ishte orari deri tash.
Është e ndaluar organizimi i çfardolloj ahengu gjatë festave të fundvitit në hapsirë të hapur ose të mbyllur nga ana e personave fizik apo publik.

Këta janë disa nga masat, të cilat Qeveria i solli ne mbledhjen e sotme. Qëllimi paketë së re me masa restriktive, e cila do të zgjasë nga periudha 18 dhjetor deri 20 janar, është që të shmanget rritja e numrit të të sëmurëve nga kovid-19 në periudhë e festave.

Të jemi të përgjegjshëm për festa.“, është shprehur kryeministri Zoran Zaev.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *