Qeveria Zvicerane: Nga 15 marsi, teste falas për të gjithë

Nga 15 mars, qeveria federale do të marrë përsipër kostot e të gjitha testeve. Kështu ka deklaruar ministri i shëndetësisë, Alain Berset në konferencën për media

Aktualisht Qeveria Federale financon testet për njerëzit me simptoma, por edhe për ata pa simptoma në shtëpitë ​​e të moshuarve, si dhe në raste të veçanta,. për të luftuar shpërthimet lokale.

Nga 15 mars, qeveria federale do të marrë përsipër kostot e të gjitha testeve. Kështu ka deklaruar ministri i shëndetësisë, Alain Berset në konferencën për media që ka filluar në orën 14.30, shkruan albinfo.ch.

Parashihen testime të përsëritura në kompani dhe shkolla: Popullata mobile, nëpër kompani dhe shkolla duhet të testohet në mënyrë të përsëritur, duke përdorur mostra “të bashkuara” të pështymës, përcjell albinfo.ch. Në këtë formë të testimit, mostrat e atyre që testohen nuk analizohen individualisht, por në një mostër të vetme kolektive.

Kantonet duhet të jenë në gjendje të lirojnë nga detyrimi i karantinës personat e kontaktit në ndërmarrjet që testojnë shpesh.

Vetë-teste për të gjithë: Këshilli Federal gjithashtu synon të lehtësojë qasjen në vetë-testim. Të gjithë njerëzit duhet të jenë në gjendje të vetë-testohen rregullisht, edhe nëse nuk kanë simptoma. Secilit person duhet t`i mundësohet të marrë pesë vetë-teste në muaj. Për shkak se nuk ka informacion të mjaftueshëm në lidhje me përdorimin e vetë-testeve tek njerëzit pa simptoma, Zyra Federale e Shëndetit Publik nuk ka miratuar ende teste të tilla, transmeton albinfo.ch komunikatën e Qeverisë. Prandaj, Këshilli Federal propozon që qeveria federale të mbulojë gjithashtu kostot për të gjitha testet e shpejta në farmaci dhe qendrat e testimeve. Ky rregull zbatohet gjithashtu për udhëtarët ndërkufitarë.

Kostoja e zgjerimit të strategjisë së testeve për vitin 2021 vlerësohet të jetë mbi 1 miliard CHF. Bazë ligjore për këtë është ligji Covid-19, i cili është i kufizuar deri në fund të vitit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *