Raikonen barazon rekordin e Mihael Shumaherit

Më 28 mars, do të nis sezoni 2021 në Formula 1. Për pilotin 41-vjeçar finlandez Kimi Raikkonen ky do të jetë sezoni i 19-tw në Formula 1, duke barazuar rekordin e pjesëmarrjeve që mbahet nga Mihael Shumaher dhe Rubens Barriçello.

Raikonen garon në Formula 1 që prej vitit 2001 (asokohe me Zauber). Në vitin 2009, pas botërorit, ku u klasifikua i treti me Ferrarin, ai u shkëput nga garat, për t’u rikthyer në vitin 2012 (me Lotus). Në total, ai ka zhvilluar 329 gara dhe fituar 21 prej tyre.

Aktualisht, piloti finlandez garon me skuadrën e Alfa Romeo Racing (viti i tretë) dhe me shumë gjasa, ai mund të jetë në pistë edhe vitin e ardhshëm. Raikonen është shpallur kampion bote nw vitin 2007 me Ferrarin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *