Ramiz Merko në kohë pandemie ka shpenzuar mbi 27 mijë euro për dreka e darka

Ramiz Merko nga buxheti i komunës ka shpenzuar 27.500 euro në vitin 2020 për reprezentacione, përkatësisht për ushqim nëpër restorante. Në tre vitet e kaluara, 2018, 2019 dhe 2020, kjo shumë është rreth 78 mijë. Paratë janë shpenzuar nga programi “Kryetari i Komunës – për shpenzime dhe reprezentacione”. Opozita ka reaguar ndaj shpenzimeve.

“Ku dhe kur keni ngrënë dreka dhe darka kur e dimë që kemi qenë në izolim që prej 11 marsit? Për një kohë të gjatë restorantet ishin të mbyllura, kur më shumë se katër persona ende nuk mund të mblidhen dhe të hanë në një restorant? Ku keni shpenzuar 27.500 euro për reprezentacione?”, tha Rajmonda Mamudi, këshilltare e ASH-së.

“Vitin e kaluar, në kushte kur kishim gjendje të jashtëzakonshme, kur objektet gastronomnike funksiononin me kufizime, janë shpenzuar 27.000 euro. Në këtë mënyrë, paratë e qytetarëve u keqpërdorën. Në seancën e fundit, kryetari nuk e mohoi faktin se këto para janë shpenzuar për reprezentacione”, theksoi Alen Dereban, këshilltar i VMRO DPMNE-së.

Qytetarët e Strugës reagojnë për shumat e larta që shpenzohen për këto qëllime.

“Është diçka e keqe. Janë shpenzuar, por nuk ka përgjegjësi. Për dreka, darka në kohë pandemie, kjo është katastrofë”.

“Është luks. Thjesht luks. Për mua si ekonomist është shumë. Mund të ishte më pak”

Merko ishte i pakapshëm për të dhënë përgjigje ku dhe si janë shpenzuar këto para. Gjithashtu dërguam pyetje në mënyrë elektronike, por nuk morëm përgjigje. Me buxhetin për këtë vit u siguruan para për të njëjtin qëllim prej rreth 50,000 eurove.

Miki Trajkovski

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *